ShowBiz
Leonardo di Caprio reagon sërish për lumin Vjosa
Demokracia
13:38 | 07 Maj 2021

Share:

Leonardo di Caprio ka reagur sërish për mbrojtjen e lumit Vjosa.

Në një postim në Twitter aktori shkroi se nëse lumi do të bëhej park kombëtar do ta mbronte shumë, shkruan Demokracia.com.

“Dhënia e statusit të lumit Vjosa si park kombëtar do të mbrojë zonën nga digat dhe nga kërcënimet e naftës dhe gazit”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë së sheshit Nëna Terezë ku në tokë shkruhet ‘Lumi Vjosa Park Kombëtar, Tani’.

Kjo nuk është hera e parë që aktori reagon për mbrojtjen e lumit Vjosa, ai vazhdimisht poston në rrjetet sociale ku thotë se kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë. /Demokracia.com/

Të ngjashme