ShowBiz
Leonardo Di Caprio jep 10 milionë dollarë për ushtrinë e Ukrainës
Demokracia
12:00 | 08 Mars 2022

Share:

Aktori i njohur i Hollywood-it Leonardo Di Caprio, i ka dhënë 10 milionë dollarë apo mbi 9 milionë e 100 mijë euro për të ndihmuar Ukrainën.

Kështu raporton Agjencia Shtetërore e Lajmeve e këtij vendi.

“Aktori Hollywoodian Leonardo Di Caprio ka transferuar 10 milionë dollarë për qeverinë e Ukrainës si ndihmë ndaj agresionit rus. Donacioni është në përkrahje të luftës si dhe për nevoja humanitare të Ukrainës”, raporton Ukrinform përcjell Klankosova.tv.

Di Caprio ka deklaruar se edhe gjyshja e tij i ka rrënjet ukrainase.

Kjo llogaritet se është shuma më e madhe që një person ka donuar për ushtrinë ukrainase.

Të ngjashme