Sport
Leo Messi dhuron 3.5 milionë euro për tragjedinë në Turqi
Demokracia
15:16 | 08 Shkurt 2023

Share:

Raportohet se numri ‘10’ dhe kapiteni i Argjentinës, kampione e botës, ka dhuron 3.5 milionë euro që do të shkojnë menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, për të shpëtuar sa më shumë njerëz të pastrehë, të plagosur, por edhe për forcat e ndërhyrjes së shpejtë, që po punojnë pa ndalim në rrënojat e shkaktuara nga lëkundjet e fuqishme.

Shuma e dhuruar nga Messi është më e madhja e dhënë deri në këto momente nga një futbollist profesionist.

“Fondacioni Leo Messi” është shumë aktiv në çështjet që lidhen me varfërinë dhe fëmijët, ndërsa fituesi i shtatë “Topave të Artë”, që aktualisht luan për Paris SG është mjaft i ndjeshëm ndaj kauzave të tilla. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024