Leni Klum, vajza e Heidi Klum pozon për ballinën e revistës Glamour Germany, dy dekada pas nënës së saj.
Leni Klum, 16 vjeçe ndoqi hapat e nënës së saj supermodele duke u shfaqur në kopertinën e revistës Glamour Germany, 20 vjet pasi Klum modelja e parë në kopertinën e revistës në vitin 2001.
“Faleminderit të gjithëve që e bën kaq të veçantë kopertinën time të parë solo”, ka shkruar Leni në Instagram. “Është nder ta ndaj këtë me mamanë time @heidiklum e cila ishte modelja e parë në kopertinën e Glamour Germany”.
Kopertina shfaq Lenin duke pozuar me një fustan me printe lulesh, dhe me mëngë të fryera, shkruan Demokracia.com.
Edhe pse Leni tha se ajo kishte marrë oferta modelimi që në moshën 12 vjeç, adoleshentja filloi zyrtarisht në moshën 16 vjeç.
Adoleshentja debutoi në fushën e modës, kur pozoi për numrin janar/shkurt 2021 të Vogue Germany së bashku me nënën e saj.
Në janar, Leni sfiloi në pasarelën virtuale për Javën e Modës në Berlin,e stiluar nga kryeredaktorja e Vogue Germany, Christiane Arp. /Demokracia.com/