Lajme
Lënduan katër zyrtarë policorë, arrestohen pesë persona për huliganizëm në ndeshjen Prishtina-Trepça
Demokracia
16:23 | 16 Dhjetor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona për pjesë marrje në turmë kryen vepër penale dhe huliganizëm.

Nëpërmjet një njoftimi për media nga Policia kanë njoftuar se më 8 dhjetor rreth orës 18:00, në Pallatin e Rinisë, gjatë një ndeshje basketbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët duke dëmtuar sallën, janë gjuajtur mes vete me mjete të forta,  me  ç ‘ rast kanë lënduar 4 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës.

“Pas  ekzaminimeve, veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave  është bërë ri-cilësimi i veprës penale në  Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm. Vepër kjo për të cilën hetuesit e NjHP-së, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë 5 perona  të dyshuar : – A.B. mashkull, 30 vjeç dhe -A.B. mashkull, 25 vjeç, K.R, mashkull, 31 vjeç, B.M, mashkull, 33 vjeç, dhe F.T, mashkull, 29 vjeç”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen pesë persona të dyshuar për pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm

Me datën 08.12.2022, rreth orës 18:00, në Pallatin e Rinisë, gjatë një ndeshje basketbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët duke dëmtuar sallën, janë gjuajtur mes vete me mjete të forta,  me  ç ‘ rast kanë lënduar 4 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës.

Nga ana e tifozëve, deri tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprat Sulm ndaj personit zyrtar dhe  asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

Informacion shtesë:

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme (NjHP), që operon në rajonin e Prishtinës, ka punuar intenzivisht për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me  incidentin  dhe dëmin e konsiderueshëm që është shkaktuar në rastin e sipër shënuar.

Pas  ekzaminimeve, veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave  është bërë ri-cilësimi i veprës penale në  Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm.

Vepër kjo për të cilën hetuesit e NjHP-së,

kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë 5 perona  të dyshuar :

– A.B. mashkull, 30 vjeç dhe

-A.B. mashkull, 25 vjeç,

K.R, mashkull, 31 vjeç,

B.M, mashkull, 33 vjeç, dhe

F.T, mashkull, 29 vjeç,

tre prej të cilëve, pas intervistimit me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit,  janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Nga ana e hetuesve, në vazhdimësi janë duke u ndërmarr veprime hetimore me qëlim të identifikimit dhe procedimit  të të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë rast./Demokracia.com/

Të ngjashme