Kombëtarja e Anglisë do të përballet me një mungesë të madhe në ndeshjen kundër Shqipërisë.
Anglia dhe Shqipëria do të takohen në “Wembley” më 12 nëntor në takimin e vlefshëm për kualifikimet e Kupës së Botës “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.
Luke Shaw, mbrojtësi i krahut ka pësuar një lëndim në ndeshjen derbi të Manchester Unitedit kundër Manchester Cityt.
ℹ️ Our left-back will be monitored by the club’s medical staff after being hurt in an aerial collision on Saturday.#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) November 7, 2021
Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi anglez përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
Ai do t’u nënshtrohet të tjera analizave për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe me shumë gjasa do të mungojë ndaj Shqipërisë. /Demokracia.com