Lajme
Lëndohet rëndë një person, u rrokullis me traktor
Demokracia
10:25 | 24 Qershor 2022

Share:

Një person në fshatin Brainë të Podujevës ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se ishte rrokullisur me traktor, raporton Policia e Kosovës.

Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi i kanë ofruar tretman mjekësor, të njëjtin për shkak të lëndimeve të rënda e kanë dërguar në QKUK për tretman të mëtejshëm mjekësor.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, shkruan arbresh.info.

“Fsh. Brainë, Podujevë 23.06.2022 – 07:56. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se ishte rrokullisur me traktor. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi i kanë ofruar tretman mjekësor, të njëjtin për shkak të lëndimeve të rënda e kanë dërguar në QKUK për tretman të mëtejshëm mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”.

Të ngjashme