Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një aksion para objektit të Qeverisë, e që më vonë pasoi edhe me përleshje me policinë e Kosovës. Një pjesëtar i këtij institucioni raportohet të jetë lënduar gjatë intervenimit.
PSD-ja ka mbajtur një aksion sot ku në muret e Qeverisë ka lënë një mesazh për partinë e Albin Kurtit, raporton Demokracia.com
Pasa mediave ka folur kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj.
“Krejt dhe drejt, i gjithë pushteti sovjetëve”, kanë shkruar nga PSD-ja.
Pas deklaratës së Molliqajt, aktivistë të drejtuar nga Frashër Krasniqi tentuan të vazhdojnë aksionin. Sidoqoftë, këtu ndërhyri edhe Policia e Kosovës, e që pati edhe një përleshje me aktivstët.
Një polic gjatë konfrontimit me anëtarë të Partisë Socialdemokrate (PSD) është lënduar dhe pranë objektit të Kuvendit të Kosovës ka arritur ambulanca.
Anëtarët e PSD-së vendosen mbishkrimin “Krejt dhe Drejt= i gjithë pushtetit sovjetëve” në objektin e Qeverisë së Kosovës./Demokracia.com