Lajme
Lëndohet një person në vendin e punës në Shtime, rasti po hetohet
Demokracia
11:21 | 26 Gusht 2023

Share:

Një person kishte kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF pasi kishte pësuar lëndime trupore në vendin e punës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 14:15, në Shtime.

“Viktima mashkull kosovar kishte kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF pasi që kishte pësuar lëndime trupore në vendin e punës ku kishte qenë duke punuar. I lënduari është dërguar në Qendrën Emergjente dhe është duke marrë trajtim mjekësor.

Ndërkaq sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti vazhdon të hetohet.

Të ngjashme