Lajme
Lëndohen tre persona në një aksident në Bellopojë të Pejës
Demokracia
19:51 | 02 Mars 2021

Share:

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Bellopojë të Pejës.

Mesditën e së martës ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bellopojë të Pejës, ku për pasojë janë lënduar tre persona.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

I njëjti ka thënë po ashtu se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 14:00 në fshatin Bellopojë është raportuar për një aksident mes një kamioni dhe një veture, ku për pasojë janë lënduar tre persona dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë”, ka treguar Rugova.

Ai ka bërë të ditur se njësiti i trafikut rrugor i Policisë së Kosovës është duke hetuar rastin.

“Me rastin është duke u marrë njësiti I trafikut i policisë”, ka thënë Rugova./Demokracia

Të ngjashme