Lajme
Lëndohen tetë persona në një aksident trafiku në rrugën Ferizaj – Kaçanik
Demokracia
23:07 | 31 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Rreth orës 22:11 ne rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik në hyrje te autostradës ne Kaçanik ka ndodhur një aksident trafiku ne mes dy automjeteve te udhëtareve me targa vendore”, tha Veseli.

Ai tha më tej se të lënduar janë 8 persona dhe janë trajtuar në Kaçanik e disa janë përcjell më pas për Ferizaj./Demokracia.com/

Të ngjashme