Lajme
Lëndohen katër persona në një aksident trafiku në Sllatinë
Demokracia
19:57 | 14 Prill 2022

Share:

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në të cilën është rrokullisur një veturë, rrugë Prishtinë – Pejë, përkatësisht në Sllatinë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Ju njoftoj se në rrugën Nacionale Prishtinë – Pejë , në Sllatinë, sot rreth ores18:25 është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe dëme materiale, me ç’rast dyshohet se një automjet si pasoj e mos mbajtjes se distancës ka goditur një kamionetë e cila ka dal nga rruga dhe është rrokullisur.  Katër persona kanë marr lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Hoxha.

Ai tha më tej se njësitet kompetente policore për menaxhim dhe kontroll ne autostrade janë marr me rastin dhe procedurat e mëtejme ligjore.

“Kërkojmë tek drejtuesit e automjeteve qe te jene me të kujdesshëm dhe te respektojnë rregullat ne trafik, ne veçanti te ju përmbahen kufizimeve te shpejtësisë qe përcaktohen përmes shenjave ne rruge, ne mënyrë qe te parandalohen aksidentet qe shpesh po përfundojnë me pasoja te renda”, tha ai./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024