Lajme
Lëndohen katër persona në një aksident në Veternik
Demokracia
10:19 | 24 Shkurt 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë lënduar katër persona në një aksident mes dy veturave në lagjen Veterniku në Prishtinë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Sipas tij aksidentin ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 8:30, si dhe të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 08:30 është  raportuar për një aksident në lagjen Veterniku në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.  Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, tha Borovci.

Më tej Borovci tregoi, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident./Demokracia.com/

Të ngjashme