Lajme
Lëndohen dy punëtorë në Rahovec, bien nga skelet e shtëpisë
Demokracia
16:15 | 13 Maj 2023
Ilustrim

Share:

Dy persona kanë pësuar lëndime, pasi që të njëjtit kanë rënë nga skelet që ishin duke punuar në një shtëpi në rrugën “Asllan Kleçka”, në Rahovec.

Për pasojë, të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, pastaj njëri prej tyre është transferuar edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se në konsultim me prokurorin e shtetit ky rast është iniciuar “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse” si dhe “Rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Sot është raportuar se dy persona (meshkuj të moshës madhore), derisa kishin qenë duke punuar në një shtëpi në rrugën “Asllan Kleçka” në Rahovec, rreth orës 10:05, kishin rënë nga skelet. Për  pasojë njëri nga të lënduarit fillimisht është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë, pastaj nga aty është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Personi tjeter pasi kishte marr trajtim mjekësor  në QKMF në Rahovec është liruar në  shtëpi. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast ‘Asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës’”, ka thënë Elezaj.

Të ngjashme