Lajme
Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Deçan
Demokracia
17:37 | 01 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën Gjakovë-Deçan.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili tha se i dyshuari derisa kishte qenë duke e drejtuar automjet dhe duke marrë veprim të pasigurt, e në pamundësi të shmangies së aksidentit, e godet veturën në pjesën e parme anësore.

“Sot me date 01.05.2022 pas orës 11:00 ne aksin rrugor Gjakovë- Deçan, në afërsi te QT. “ETC” ka ndodhë aksident komunikacioni me te lënduar. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshimti derisa kishte qene duke e  drejtuar automjet dhe duke marre veprim te pasigurt , e ne pamundësi te shmangies se aksidentit, e godet veturën ne pjesën e parme anësore”, tha Gjurkaj .

Ai tha më tej se të lënduarit janë duke marrë trajtim në spitalin rajonal “Isa Grezda”.

“Si pasoje e këtij aksidenti përpos dëmeve materiale ne te dy automjetet, po ashtu te dy drejtuesit e veturave si dhe një pasagjere kane pësuar lëndime trupore, dhe me auto ambulant janë dërguar ne spitalin rajonal ‘Isa Grezda’ ndërsa ku njeri vozitës rezulton me frakturë ne hunde dhe me pas është hospitalizuar ne repartin kirurgjik për tretman  mjekësor”, tha Gjurkaj më tutje.

Sipas tij lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestarë i Shtetit, dhe me urdhër të tij rasti shkon në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

Të ngjashme