Lajme
Lëndohen dy persona në një aksident në Qylagë të Lipjanit
Demokracia
14:08 | 08 Shkurt 2021

Share:

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Qylagë të Lipjanit.

Mesditën e sotme janë lënduar dy persona në një aksident trafiku që ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Qylagë të Lipjanit.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Qylagë të Lipjanit. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime kanë marrë dy persona”, ka treguar Ahmeti.

Sipas saj me rastin janë duke u marrë hetuesit e njësitit të trafikut./Demokracia.com/

Të ngjashme