Fitorja e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës (2-1) të marten, u shfaq si surpriza e parë e madhe e këtij Botërori në Katar. Megjithatë, një lajm i keq ka ardhur për të prishur gëzimin saudit: dëmtimi i mbrojtësit Yasser al-Shahrani (30 vjeç).
Në pjesën e parë, ai u godit nga portieri i tij Mohammed Al-Oëais dhe u desh të linte lojën para kohe, pasi qëndroi në tokë për një kohë të gjatë i rrethuar nga stafi mjekësor.
Në një deklaratë për shtyp të publikuar të mërkurën, Arabia Saudite konfirmoi tërheqjen e tij për pjesën tjetër të Botërorit.
Après avoir subi un choc terrible, le joueur de l’équipe nationale saoudienne, Yasser Shahrani tiens à vous remercier:
《Je voulais vous rassurer sur mon état de santé, je vais mieux… Ne m’oubliez pas dans vos invocations. Félicitations à tous pour la victoire. Merci à vous》 pic.twitter.com/5DYvQQjtRP
— Saudi News FR (@SaudiNewsFR) November 23, 2022
Lojtari që kishte pësuar një frakturë në nofull dhe mollëzës së majtë, ishte operuar veçanërisht për një gjakderdhje të brendshme.
Princi i mbretërisë saudite, Mohammed bin Salman, kishte urdhëruar gjithashtu që lojtari të dërgohej në Gjermani me avion privat për trajtim të mëtejshëm./Demokracia.com/