Malisheva ka marrë sot një fitore shumë të rëndësishme ndaj Ballkanit duke triumfuar me rezultat 2:0, megjithatë në një moment kjo fitore sikur mbeti në plan të dytë, shkruan Demokracia.com.
Ishte një lëndim i frikshëm i mbrojtësit të Malishevës, Labinot Ibrahimi i cili pas një përplasje më një bashkëlojtar ra pa ndjenja në tokë, për çka u desh edhe intervenimi i ndihmës së shpejt, duke ngjallur panik tek të pranishmit.
Megjithatë, trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi në një bisedë për Demokracia.com ka dhënë lajme të mira.
“Unë tash sa komunikova vet më Labinotin dhe fatmirësisht gjendja e tij është e mirë. Vetëdija e tij i është kthyer dhe ka qenë në gjendej të komunikojë, mirëpo për të shikuar më detajisht për lëndimin e kemi dërguar për në spital në Prishtinë”, ka thënë Thaqi duke shtuar se gjithsesi, gjendja e tij është stabile dhe ka kaluar rreziku që ishte.
“Vërtet ka qenë një situatë jo e mirë por fatmirësisht duket se nuk ka pasoja të mëdha. Ai ka nisur ta marrë vetën”, ka përfunduar Thaqi. /Demokracia.com