Barcelona ka dhënë një lajm të mirë rreth futbollistit Araujos, futbollistit që pësoi lëndim të rëndë në takimin e mbrëmshëm kundër Celta Vigos në La Liga.
Klubi katalunas ka njoftuar se Ronald Araujo është liruar nga spitali, shkruan Demokracia.com.
Testet që iu bënë lojtarit mbrëmë dhe sot i kanë përjashtuar problemet në kokë.
Me këtë rast, futbollisti uruguaian është kthyer në shtëpi dhe gjendja e tij shëndetësore do të vlerësohet ditë pas dite.
“Testet plotësuese të lojtarit të ekipit të parë Ronald Araujo kanë rezultuar të suksesshme dhe ai ka dalë nga spitali. Evolucioni do të shënojë disponueshmërinë e tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të Barcelonës./Demokracia.com/
[MEDICAL NEWS]
Complementary tests on first-team player Ronald Araujo have been successful and he has been discharged from the hospital. The evolution will mark his availability. pic.twitter.com/ocSooh5OfR
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 11, 2022