Roma ka marrë një lajm të mirë, pasi mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës kundër Genoas.
Kumbulla pësoi një lëndim me Kombëtaren e Shqipërisë kundër Anglisë me ç’rast u detyruar të largohet para kohës nga fusha, përcjell Demokracia.com.
Sipas Sky Sport Italia, ekzaminimi nga mjekët e “Giallorossi” nuk gjetën ndonjë dëmtim muskulor.
Kumbulla do të vazhdojë të vlerësohet çdo ditë, por ka mundësi që ai të rikuperohet në kohë.
Prania e tij do të jetë e rëndësishme për Romën, sepse Chris Smalling është ende jashtë fushës, ndërsa Matias Vina dhe Riccardo Calafiori gjithashtu nuk janë 100 për qind të aftë. /Demokracia.com