Sport
Lëndim “horror” në Premierligë, kundërshtari “shpërthen” në lot pas ndërhyrjes
Demokracia
18:02 | 17 Prill 2022

Share:

Futbollisti i Burleyt, Ashley Westwood ka pësuar lëndim të rëndë në duelin kundër West Ham Unitedit, me ç’rast është larguar me barelë nga fusha.

Westwood u përfshi në një përplasje të rëndë me mesfushorin e West Ham Unitedit, Nikolla Vllashiq, pas më shumë se 20 minutave lojë.

Stafi mjekësor hyrën menjëherë në fushë për t’i dhënë ndihmën mjekësore, ndërsa e larguar me barelë.

Vllashiq kur pa gjendjen e Westwood pas lëndimit, “shpërtheu” në lot, duke mos u pajtuar me ndërhyrjen që i bëri atij gjatë lojës.

U desh ndërhyrja e bashkëlojtarëve të tjerë për ta qetësuar futbollistin.

Mediat angleze raportojnë se dëmtimi i Westwood është shumë i rëndë, ndërsa sezoni për të thuhet se ka mbaruar./Demokracia.com/

Të ngjashme