Sot rreth orës 15:32, janë ndjerë disa lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri.
Tërmeti ishte me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter, epiqendra ishte 28 km në veri të Durrësit dhe 20 km në jugperëndim të Laçit, në një thellësi prej 2 km.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz, shkruan Tch.
Ndërkohë lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë.