Lajme
Lekaj: Vuçiq është mbetja e fundit e klasës politike serbe që u flijuan për Serbinë e Madhe
Demokracia
17:18 | 23 Shtator 2023

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në fjalimin e mbajtur në asamblenë e OKB-së, ka akuzuar vendet perëndimore pasi sipas tij kanë shkelur ‘Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244’ duke e njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai tutje situatën mes Kosovës dhe Serbisë e krahasoi me atë të Rusisë dhe Ukrainës.

Në lidhje me këto deklarata të presidentit serb, ka folur për “Gazeta Blic”, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

Lekaj tha se presidenti serb është mbetja e fundit e klasës politike serbe që u flijuan për Serbinë e Madhe.

Ai theksoi se me fjalimin e tij në OKB, Vuçiq, tregoi se nuk e njeh Kosovën po e pengon në rrugën drejt BE-së dhe po shkakton probleme në Ballkanin Perëndimor.

Lekaj tha se të gjitha këto fakte tregojnë se Serbia vazhdon të jetë ‘mollë sherri’ për vendin tonë dhe jo vetëm.

“Vuçiq përveç naiv dhe egoist është edhe mbetja e fundit e klasës politike serbe që u flijuan për Serbinë e Madhe.Ka barazu nje okupim shteterore me nje spastrim etnik.Kjo strategji e tij përveç se ka shkatërruar Jugosllavinë e dikurshme, tani po shkakton edhe probleme në raport me Kosovën, Evropën, SHBA-të dhe vetë Serbinë.”

“Vuçiq në OKB tregoi që nuk e njeh Kosovën, e pengon Kosovën drejt BE-së duke shkaktuar probleme në vetë zgjerimin dhe shtrirjen e sigurisë së BE-së në Ballkanin Perëndimor, si dhe në kuptimin e politikave ndërkombëtare po i krijon SHBA-së pengese apo vatër konflikti në Evropē si rrjedhë e raporteve dhe politikave të mira të Serbisë me Rusinë.Këto tregojnë që Serbia vazhdon të jetë mollë sherri për vendin tonë dhe jo vetëm, edhe për një kohë të gjatë”

“Vuçiq kur ka thënë që rasti i Kosovës është i njejtë me Serbinë, mendojë që ka lënë të kuptojë që Serbia dhe Rusia janë një vend dhe një politikë, që SHBA dhe Evropa padrejtësisht kanë ndihmuar Kosovën dhe po tani po ndihmojnë Ukrainën, dhe ka dashur të tregojë që në të dy rastet ka ndërhyrje në punët e brendshme dhe që epilogu i zgjidhjeve të problemeve në Kosovë dhe Ukrainë është vështirë i arritshëm.

Dhe kjo deklaratë është e rëndë në kuptimin strategjik dhe politik të vendeve perëndimore.

Mendojë që ka shfrenim tē Serbisë në dëm të sistemit të demokracisë, shteteve të pavarura dhe lirive e të drejtave të njeriut” tha Lekaj.

Të ngjashme