Lajme
Lekaj: Qeveria dhe ZRRE t’i kërkojnë falje qytetarëve dhe t’u kthejnë çdo cent
Demokracia
17:11 | 18 Maj 2022

Share:

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, vendimin e Apelit për ZRRE-në e ka quajtur lajm të mirë dhe të drejtë për qytetarët.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se qytetarët duhet të kompensohen çdo cent nga shteti, siç e quajti ai, për vendimin e kundërligjshëm të ZRRE-së.

“Të nderuar qytetarë, tani në media po qarkullon lajmi që Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike të vendosura nga Zyra e rregullatorit për energji dhe të miratuar nga Qeveria e Kosovës”, ka shkruar Lekaj.

Postimi i plotë i Lekajt, pa ndërhyrje:

Çdo cent i marrë kundërligjshëm me vendimin e ZRRE-së, t’u kthehet qytetarëve

Të nderuar qytetarë, tani në media po qarkullon lajmi që Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike të vendosura nga Zyra e rregullatorit për energji dhe të miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Ky është lajm i mirë për të drejtën e qytetarëve.

Ndihem mirë sepse vazhdimisht e kam kritikuar këtë vendim si të kundërligjshëm dhe që ka dëmtuar qytetarët, prandaj në këtë kohë të rëndë ekonomike, Qeveria dhe ZRRE duhet të kërkojnë falje publike dhe duhet të ju kthejnë çdo cent secilit qytetarë të vendit!

Të ngjashme