Lajme
Lekaj: Largimi i serbëve tregon se ata nuk janë të interesuar për stabilitet
Demokracia
14:47 | 05 Nëntor 2022

Share:

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës tregon se ata nuk janë të interesuar për stabilitet.

Lekaj ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk e ka menaxhuar si duhet situatën në veri të vendit.

“Kjo është një dëshmi se ata nuk janë të interesuar që të këtë stabilitet në Kosovë. Kjo është edhe një argument që jemi larg, shumë larg marrëveshjes. Qeveria e Kosovës është dashur që ta menaxhoj shumë më mirë situatën në veri, në mënyrë që të mos vije ky moment dhe të kthehemi mbrapa për 20 vite. Sepse me mund janë kthyer në institucione të Kosovës dhe i kanë pranuar institucionet lokale dhe qendrore”, ka thënë Lekaj.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka injoruar vazhdimisht kërcënimet e serbëve.

“Qeveria e Kosovës nuk e ka menaxhuar mirë situatën dhe nuk e ka marrë seriozisht edhe kërcënimin e tyre qe e kanë bërë në vazhdimisht. Por, faji i mbetet Vuqiçit, sepse këta kanë qenë në Beograd dhe kanë marr sugjerime. Kjo ka ndodhur pas takimit që kanë pasur me Vuqiçin”, ka thënë Lekaj në një prononcim për gazetën Nacionale.

Serbët e Kosovës vendosën të shtunën të largohen nga institucionet e Kosovës. Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq dha dorëheqjen.

Të ngjashme