Lajme
Lekaj: Kurti 100% ia ka ofruar Limajt një ministri e zëvendësministra
Demokracia
21:39 | 25 Prill 2025

Share:

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se kryeministri në largim, Albin Kurti i ka ofruar një ministri dhe zëvendësministra kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Lekaj këto deklarata i ka bërë në “Dpt te Fidani”, ku sipas tij, nuk është ofruar edhe pozita e kryeparlamentarit siç ishte raportuar para disa ditësh.

“100 për qind ia ka ofruar një ministri, nuk e di cilën. Ministri, një ministri, zëvendësministra, jo kryeparlamentarin. Ka frikë, sepse ai është paranoik, kryeministri thotë me bë me u bë ky kryeparlamentar, ma marrin edhe parlamentin edhe qeverinë edhe shkoj në shpi” – ka thënë ai.

Theksojmë se Kurti e propozoi Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, e cila tash e katër herë po dështon t’i marrë votat e nevojshme për këtë pozitë.

Këtu, edhe Limaj me dy deputetë të partisë së tij nuk kanë pasur votë për Haxhiun.

Të ngjashme