Lajme
Lekaj: Kosova ka një kryeministër shumë të dobët në dialog, prandaj nuk po mbyllet raporti Kosovë-Serbi
Demokracia
20:25 | 22 Qershor 2024

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq takimin e fundit në Bruksel e mbajtën më 14 shtator të 2023-tes.

Pas nëntë muajve takimi i radhës do të zhvillohet më 26 qershor të këtij viti.

Lidhur me këtë temë ka folur edhe deputeti i Aleancës pë Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ku thotë se Kosova ka një kryeministër shumë të dobët në dialog dhe në tryezat e negocimit, prandaj edhe raporti Kosovë-Serbi nuk po mbyllet.

“Takimi i fundit të Qershorit mes të dy kryeministrave do të forcojë këtë status-quo që është krijuar tani e disa vite në mes të dy shteteve.Fat i keq për vendin që njërën anë kemi një Vuçiç që funksionon me politika të shkatërrimit dhe sundimit përballë shteteve të Ballkanit, dhe kemi një Kryeministër të Kosovës shumë të dobët në Dialog dhe tryezat e negocimit.Prandaj edhe raporti Kosovë-Serbi nuk po mbyllet”, tha ai.

Tutje Lekaj shprehet se takmi do të përfundoj pa ndonjë rezultat, ku thekson se Kosova ka nevoj për një unifikim të gjerë të spektrit politik në kuadër të dialogut.

“Cilido që të jetë fokusi, takimi nuk peërmbyllet me ndonjë rrezulltat. Kosova ka nevojë për unifikim të gjerë të spektrit politik në kuadër të Dialogut, e që për inate personale nuk po e bënë Kryeminstri Kurti”, përfundoi Lekaj për GazetaBlic.

Të ngjashme