Lajme
Lekaj kërkon nga LVV-ja ta përkrah tërheqjen e Trustit
Demokracia
10:45 | 26 Maj 2022

Share:

Deputeti i Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka kërkuar nga mazhoranca që ta përkrahin Projektligjin për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti Pensional.

Në seancën plenare ai ka kërkuar nga LVV-ja që kjo parti t’i lë anash inatet politike, duke thënë se e rëndësishme është kthimi i shpresës së qytetarëve.

“Trusti është tema aktuale, qytetarëve u duhet 30 për qind të Trustit. Vetëvendosje ka ardhur në pushtet duke u premtuar qytetarëve jetë të dinjitetshme. Muajt e fundit po shohim se janë lodhur nga trendi i rritjes së çmimeve dhe po kërkojnë ndihmë nga dora e shtetit. Lëreni krenarinë anash dhe inatet politike. E rëndësishme është që kjo ide iu ndihmon qytetarëve u kthehet shpresa. Më të mirën mund ta bëjmë nëse lejojmë atyre të tërheqin 30 për qind të mjeteve nga Trusti. Besoj janë disa gjëra që dalin mbi politikën ditore”, ka thënë Lekaj. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme