Lajme
Lekaj e uron Thaçin për ditëlindje: U pafshim së shpejti në Kosovë
Demokracia
13:39 | 24 Prill 2022

Share:

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot feston ditëlindjen e tij të 54-të.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka uruar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, me rastin e ditëlindjes së tij të 54-të, shkruan Demokracia.com.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Lekaj ka uruar që së shpejti të takohet në Kosovë me Thaçin.

“Urime ditëlindjen miku im, president Hashim Thaçi!. U pafshim së shpejti në Kosovë, me ty dhe shokët e tjerë!”, ka shkruar Lekaj në urimin e tij për ish-presidentin Thaçi.

Thaçi dhe ish-krerë të tjerë të UÇK-së aktualisht po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. /Demokracia.com/

Të ngjashme