Lajme
Lekaj: AAK-ja nuk do të hyjë në koalicion me VV-në edhe nëse na ofron pozitën e kryeministrit
Demokracia
08:24 | 26 Prill 2025

Share:

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka deklaruar se partia e tij nuk pranon të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

“JO, është e prerë. E kemi thënë qartë ne në AAK, që sikur Kurti të na ofrojë edhe pozitën e kryeministrit, nuk ka bashkëpunim”, deklaroi Lekaj.

Tutje ai u shpreh se Kurti nuk ka lënë figurë politike ose kryetarë të subjekteve politike pa i fyer këto katër vjet.

Lekaj po ashtu deklaroi se vendi do të shkojë në zgjedhje pas tetë muajve, pasi sipas tij, askush s’i ka 2/3 për president.

“Për ta dërguar vendin në zgjedhje, duhet një dialog i të gjitha subjekteve politike, po e konstituojmë kuvendin dhe po dakordohemi për datë të zgjedhjeve. Prapë kemi me ardhë te qeveria, krejt kjo do të ndodhë sepse pas 8 muajve prapë do të shkojmë në zgjedhje sepse askush s’i ka 2/3 për presidentin”, tha ai në Klan Kosova.

Të ngjashme