Intervista
Lekaj: AAK-ja me Nismën do të marrin mbi 20 deputetë
Demokracia
11:17 | 19 Janar 2024

Share:

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se koalicioni AAK-NISMA do të hyjnë fuqishëm në zgjedhje për t’i fituar ato.

Lekaj tha se parashikon që t’i marrin deri në 20 deputetë. Lekaj shtoi se do të jeni çelësi për formimin e qeverisë së ardhshme.

“Mendoj që deri mbi 20 deputetë. Asnjë subjekt politik mendoj se nuk ka me mujtë me e formu qeverinë pa koalicion me këto dy subjekte Aleancë dhe Nismë.

Do të jemi çelësi i qeverisjes së ardhshme. Do të jemi prezent, do të flasim prapë dhe do e shohim se sa deputetë do ti kemi. Duke u bazuar në krejt vlerat që i kanë dy kryetarët, Haradianj dhe Limaj mendoj se në këto dy subjekte kanë njerëz kombëtarë, me vizion të qartë për vendin që e kanë dëshmuar edhe gjatë luftës edhe pas luftës edhe në qeveri”, tha Lekaj te DPT te Fidani.

Të ngjashme