Leicester City është kualifikuar me plotë meritë në gjysmëfinalen e Kupës FA.
Në “King Power Stadium”, Leicester City dhe Manchester Unitedi zhvilluan sonte çerekfinalen e këtij kompeticioni, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja në fjalë iu takoi vendasve me rezultat, 3:1.
Iheanacho (’24, ’78) dhe Tielemans (’52) i shënuan golat e fitores për “Dhelprat”.
Ndërkaq, golin e nderit për mysafirët e shënoi Greenwood në minutën e 38-të.
Ndryshe, në gjysmëfinale, skuadra e Brendan Rodgers do të përballet me Southamptonin. /Demokracia.com