Sport
Leicester shokon Liverpoolin e Jurgen Kloopit
Demokracia
15:30 | 13 Shkurt 2021

Share:

Kampioni aktual i Anglisë po kalon momente krize. “The Rends” kanë pësuar humbjen e tretë radhazi për herë të parë nën drejtimin e Klopp, shkruan Demokracia.com.

Liverpooli u mund nga Leicester me rezultat 3:1 në javën e 24-të të Premierligës.

Një fitore e madhe kjo me përmbysje për “Dhelprat”, që janë ngjitur në vendin e dytë të renditjes me 46 pikë, duke lënë Liverpool-in në të katërtin me 40.

Takimi është zhbllokuar në minutën e 67-të nga Salah, por vendasit janë kundërpërgjigjur duke shënuar 3 gola në 7 minuta me Madison, Vardy dhe Barnes. /Demokracia.com

Të ngjashme