Sport
Leicester-Chelsea, ja formacionet zyrtare
Demokracia
15:26 | 11 Mars 2023

Share:

Sot me fillim nga ora 16:00 stadiumi “King Power” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Leicester Cityt dhe Chelseat, e vlefshme kjo për xhiron e 27 të Premier Ligës angleze.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Leicester u mposht nga Southamptoni me rezultat minimal 1:0, kurse Chelsea e mposhti Leeds 1:0, raporton KosovaPress.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë 10 pikë në tabelë, ku Chelsea zë vendin e 10 në kuotën e 34 pikëve, krahas Leicester që zë vendin e 15 me 24 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Leicesterin nuk do të paraqiten Bertrand, Justin, Kristiansen dhe Tielemans, kurse te Chelsea mungojnë Azpilicueta, Broja, James, Kante, Mendy, Silva, Aubameyang, Mount dhe Sterling.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Leicester City (4-2-3-1): Ward; Castagne, Faes, Souttar, Pereira; Mendy, Dewsbury-Hall; Amartey, Maddison, Iheanacho; Daka.

Chelsea (3-4-3): Kepa; Fofana, Koulibaly, Cucurella; Loftus-Cheek, Fernandez, Kovacic, Chilwell; Felix, Havertz, Mudryk.

Të ngjashme