Sport
Legjendat e Ajaxit e “gozhdojnë” me kritika lojtarin serb: Ta mbyllë gojën, forma e tij është e turpshme
Demokracia
15:58 | 05 Tetor 2022

Share:

Dusan Tadiq, futbollisti serb i Ajaxit po përballet me kritika të mëdha nga legjendat e klubit. Deklaratat kundër tij kanë nisur pas disfatës së thellë 1:6 nga Napoli i kapitenit të Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanit.

Në atë duel edhe Tadiq mori karton të kuq, i cili u dërgua në tunel me fishkëllima nga tribuna. Legjenda e Ajaxit, Raphael van der Vaart, ka kritikuar trajnerin Alfred Schrüder që e mban vazhdimisht në lojë, transmeton Demokracia.com.

“Tadiq është krejtësisht jashtë formës. Kam respekt për karrierën e tij, por vjen një moment që duhet ta largosh nga fusha. Duhet ta nxjerrësh nga ky mjerim, madje edhe fansat duan që kjo të ndodhë. Vetëm Alfred Schrüder nuk mendon për këtë”, tha Van der Vaart.

Kritika për reprezentuesin serb kishte edhe ish-futbollisti i Interit, Wesley Sneider.

“Forma e Tadiqit po fillon dalëngadalë të duket e turpshme. Sikur është krejtësisht jashtë formës. Në këtë pikë ju duhet t’i jepni fund vuajtjeve të tij dhe ta vendosni në stol. Ai është kapiten i skuadrës, por mund të jetë edhe kapiten i ekipit duke u dhënë mundësi lojtarëve të tjerë”, tha Wesley Sneider./Demokracia.com/

Të ngjashme