Sport
Legjenda gjermane paralajmëron Rudigerin: Je me fat nëse shpëton vetëm me katër javë dënim
Demokracia
13:24 | 28 Prill 2025

Share:

Lothar Matthaus pret që Antonio Rudiger të përballet me një ndalim të gjatë për të luajtur.

Mbrojtësi gjerman përkundër se ishte zëvendësuar ka shkaktuar kaos në fund të ndeshjes finale të Kupës së Spanjës, ku Reali humbi 3-2 nga Barcelona

Rudiger ka gjuajtur me akull gjyqtarin Ricardo de Burgos Bengoetxea dhe ai u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithatë legjenda gjermane Lothar Matthaus ka thënë se Rudiger duhet të ndihet me fat nëse i shpëton një dënimi me vetëm katër ndeshje ndalesë.

“Rudiger humbi mendjen, humbi plotësisht kontrollin. Ai është një lojtar i Kombëtares gjermane dhe duhet të jetë një model për të tjerët. Gjatë ndeshjes ai harroi gjithçka për këtë”.

“Nëse ai shpëton vetëm me një gjobë prej katër javësh, ai do të jetë me fat. Unë pres një pezullim afatgjatë. Pres sanksione për të mëdha për të”, deklaroi legjenda gjermane.

Rudiger po rrezikon një dënim nga katër deri në 12 javë.

Të ngjashme