Sport
Legjenda e tenisit dënohet me dy vjet e gjysmë burgim
Demokracia
17:43 | 29 Prill 2022

Share:

Legjenda e tenisit Boris Becker është dënuar me dy vjet e gjysmë burg për fshehjen e aseteve dhe kredive në vlerë prej 2.5 milionë funte, ndërkohë që nuk kishte paguar borxhet e tij.

Të premten (29 prill) gjashtë herë kampioni i Grand Slamit u dënua me dy vjet e gjysmë burgim nga të cilat do të vuajë gjysmën.

Tre herë kampioni i Wimbledon u shpall i falimentuar më 21 qershor 2017, njoftojnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com.

54-vjeçari thuhet se u detyrohej kreditorëve pothuajse 50 milionë funte për shkak të një kredie të papaguar prej më shumë se 3 milionë funtesh në pronën e tij në Mallorca, Spanjë.

Ai u tha se kishte transferuar 427,000 euro (390,000 £) nga llogaria e tij e biznesit tek gruaja dhe ish-gruaja e tij, si dhe të tjerë./Demokracia.com/

Të ngjashme