Sport
Legjenda e Real Madridit i del në krah Kroacisë: Nuk ishte penallti, Alvarez bëri faull ndaj Livakoviqit
Demokracia
17:36 | 14 Dhjetor 2022

Share:

Shumë dilema u ngritën pas vendimit të mbrëmshëm të gjyqtarit Daniele Orsato për t’i dhënë Argjentinës një penallti në mintuën e 34-të, të cilën në gol e shndërroi Messi.

Menjëherë pas ndeshjes doli trajneri kroat, Zlatko Daliq dhe kapiteni i Kroacisë, Luka Modriq, të cilët theksuan se Orsato kishte bërë një gabim të rëndë dhe një ditë më pas foli dhe një tjetër portier legjendar.

Bëhet fjalë për legjendën Iker Casillas, i cili beson se Kroacia u dëmtua ndaj Argjentinës dhe se penalltia nuk duhej të ishte dhënë fare.

“Julian Alvarez bëri një faull ndaj Livakoviqit dhe jo anasjelltas”, ka thënë Iker për shërbimin publik spanjoll dhe më pas është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale.

Pas golit të parë nga penalltia, Kroacia pësoi edhe dy të tjerë duke u eliminuar në gjysmëfinale./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024