Sport
Legjenda e Real Madridit e “godet” publikisht Modriqin: Nuk ka nevojë për të, duhet të largohet
Demokracia
17:59 | 18 Janar 2023

Share:

Duke folur për El Chiringuito TV të Spanjës, ish-ylli i Real Madridit, Guti pohoi se klubi nuk ka nevojë për shërbimet e Luka Modriq.

Kapiteni i Real Madridit dhe Kroacisë ka kontratë me klubin mbretëror deri në qershor të këtij viti dhe thuhet se klubi i ka ofruar një zgjatje edhe për një sezon.

Raportimet në Spanjë bëjnë të ditur se bordi pret që Modriq të qëndrojë në klub për një sezon më shumë dhe rinovimi i tij në një fazë të mëvonshme këtë sezon nuk do të jetë problem.

Mirëpo, Guti është skeptik për t’i dhënë një kontratë të re reprezentuesit kroat pasi së shpejti nuk do të ketë më vend për të në fushë. Për më tepër, ai pretendon se Real Madrid nuk duhet të mbështetet më tek Modriq.

“Kam dyshime për Luka Modriqin. Ai nuk do ta ketë vendin e tij (sezonin e ardhshëm). Real Madridi nuk ka nevojë për të. Nuk e di nëse Bellingham apo një mesfushor tjetër do të vijë, por ai duhet të largohet në një moment”, tha Guti për televizionin spanjoll, transmeton Demokracia.com.

Nga ana tjetër, trajneri Carlo Ancelotti ka besim të plotë te kapiteni 37-vjeçar i Kroacisë, i cili që nga kthimi nga Botërori është paraqitur në çdo ndeshje, përveç ndeshjes së Kupës së Mbretit ndaj ekipit të ligës së ulët Caceren. Megjithatë, MARCA kritikoi formën e tij si dhe lojtarët e tjerë të cilët, sipas gazetarëve të tyre, nuk performuan siç pritej./Demokracia.com/

Të ngjashme