Sport
Legjenda e Liverpoolit, Dietmar Hamann: Skuadra është e shpërbërë, Jurgen Klopp duhet të largohet
Demokracia
22:07 | 17 Mars 2023

Share:

Dietmar Hamann, i cili ka zhvilluar 283 ndeshje për Liverpoolin nga viti 1999 deri në 2006, komentoi situatën aktuale në klubin e njohur anglez.

Liverpooli u eliminua në fazën e parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve pas dy humbjeve ndaj Real Madridit, ndërsa në Ligën Premier është në vendin e gjashtë, që është shumë larg arritjeve të sezoneve të mëparshme.

Hamann beson se trajneri Jurgen Klopp mund të largohet nga Liverpooli, klubi ku iu bashkua në vitin 2015 dhe me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026.

“Ata vendosën shiritin lart pas zhgënjimit të vitit të kaluar, kur patën shansin për të fituar katër trofe”.

“Ata i humbën dy trofetë më të mëdhenj në momentet e fundit. E dija se do të kishin një sezon të vështirë psikologjikisht, por nuk e mendoja se do të shpërbëhej kështu”.

“Më duket se (Klopp) po i thotë vetes se si mund ta kthejë situatën. Kjo do të thotë të sjellë lojtarë të rinj. Nëse ata nuk sjellin lojtarë të rinj, nuk mund ta imagjinoj të qëndrojë. Nuk mund ta imagjinoj që ai të qëndrojë nëse ne nuk mund të luftojmë për titullin”.

“Konkurrenca është e madhe. Mendoj se do të ishte më mirë për të dyja palët nëse ai do të largohej gjatë verës. Liverpool është shpërbërë muajt e fundit. Ata kanë nevojë për një rinovim të plotë, të paktën katër-pesë lojtarë, nëse jo shtatë-tetë. Ata kanë para të mjaftueshme, por mbetet për t’u parë nëse ata do t’i vërë në dispozicion të trajnerit”, ka thënë Hamann për Sky.

Të ngjashme