Sport
Legjenda e futbollit Pele reagon për luftën në Ukrainë
Demokracia
10:53 | 14 Prill 2022

Share:

Legjenda e futbollit, braziliani Pele, ka reaguar për pushtimin rus të Ukrainës që ka nisur prej më shumë se një muaj.

Pele është shprehur se po ndjek gjithçka që po ndodh në botë dhe përmes një statusi në Instagram, ai është shfaqur i përlotur për konfliktin në Ukrainë.

“Vitet kalojnë, por pak ka ndryshuar që kur isha fëmijë. Tragjeditë që kemi përjetuar tashmë duhet të na kishin mësuar të ndërtonim një botë më paqësore. Unë i dërgoj solidaritetin tim popullit të Ukrainës. Jam në lutje, duke i kërkuar Zotit që të mbizotërojë paqja, liria dhe dashuria”, ka shkruar Pele.

“Ka kaq shumë lajme të trishtueshme saqë ne fillojmë t’i vëmë në gjumë ndjenjat tona më njerëzore. Është gjithçka që duhet për të mbijetuar në një botë ku më shumë se 400 njerëz rezultojnë të vdekur në një qytet në Ukrainë. Një javë më vonë, një të shtëna në Nju Jork. Për të mos përmendur brazilianët që vdesin çdo ditë nga dhuna. Kur do të ndalet kjo”.

Pele është i fundit nga emrat e mëdhenj të sportit në botë që kërkon që lufta në Ukrainë të përfundojë teksa mesazhi i tij vjen në një moment shumë kritik për të, teksa po lufton për jetën./Demokracia.com/

Të ngjashme