Sport
Legjenda e futbollit botëror shijon dashurinë me një vajzë 18 vite më të re
Demokracia
09:37 | 22 Shtator 2022

Share:

Sulmuesi legjendar argjentinas Hernán Crespo ka zbuluar në rrjetet sociale se është në një lidhje me Antonella Silguero, e cila është 18 vite më e re.

Antonella festoi ditëlindjen e saj të 29-të pak ditë më parë, ndërsa Crespo është 47 vjeç dhe sapo u zbuluan për publikun me foto nga festa.

Crespo ishte i martuar për një kohë të gjatë me ish-modelen Alessia Rossi, me të cilën u divorcua në vitin 2019. Ata kanë tri vajza dhe ishin bashkë prej 15 vitesh.

Argjentinasi aktualisht është trajner i Al-Duhalit të Katarit dhe së fundmi për herë të parë ka deklaruar publikisht dashurinë për Antonelën, e cila e ndjek nga afër dhe është me të në Doha.

Gjatë karrierës së tij, Crespo luajti kryesisht në Serie A ku luajti për Parma, Lazio, Inter, Milan dhe Genoa.

Ai kishte veshur edhe fanellën e Chelseat, me të cilën ishte kampion i Anglisë në vitin 2006. Ai fitoi tre Serie A me Interin, ndërsa me dyshen fitoi Kupën UEFA në 1999./Demokracia.com/

Të ngjashme