Sport
Legjenda e futbollit, Pele shtrohet sërish në spital
Demokracia
15:46 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Legjenda e futbollit, Pele është shtruar sërish në spital, rreth tre muaj pasi u trajtua në kujdesin intensiv.

Lajmin e ka konfirmuar spitali Albert Einstein në Sao Paulo se Pele është shtruar në spital për të vazhduar trajtimin, njoftojnë mediat, përcjell Demokracia.com.


Sipas mjekëve të spital në Brazil, ish-sulmuesi ndodhet në gjendje stabile dhe pritet të lirohet brenda ditëve.

Ikona e futbollit brazilian dhe jo vetëm vuan nga tumori në zorrë të trashë.

Kanceri u identifikua në shtator të këtij viti, kur ish-lojtari kaloi 30 ditë në spital. /Demokracia.com/

Të ngjashme