Sport
Legjenda e Chelseas po lufton me kancerin për herë të dytë në jetë
Demokracia
16:51 | 21 Dhjetor 2021

Share:

Ikona e Chelseat, Gianluca Vialli, ka zbuluar se po vuan nga kanceri për herë të dytë.

Vialli, 57-vjeçar, u diagnostifikua me kancer pankreatik në vitin 2017, njoftojnë mediat në Ishull, përcjell Demokracia.com.

Duke folur në një prezantim të librit në Londër ai u shpreh se ndihet mirë, por siç e quan ai sëmundjen, “mysafiri i paftuar”, është ende në të.

“Ndihem mirë, por udhëtimi im nuk ka përfunduar ende. I ftuari i padëshiruar, siç e quaj unë, është ende këtu me mua, në këtë moment jam në gjendje të mirë. Do të vazhdoj të luftoj sepse dua të jem këtu edhe për shumë vite të tjera”, tha ai.

Vialli shënoi 40 gola në 78 paraqitje me Chelsean pas transferimit të tij në vitin 1996 nga Juventusi.

Ish-futbollisti i Juventusit së fundmi ka punuar në pjesën e stafit të Kombëtares së Italisë në “Euro2020” nën drejtimin e Roberto Mancinit. /Demokracia.com/

Të ngjashme