Kombëtarja e Shqipërisë ishte dje nikoqire e Anglisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Ndeshja e vlefshme për grupin I të eliminatoreve për Kupën e Botës “Katar 2022” i takoi mysafirëve me rezultat 0:2, shkruan Demokracia.com.
Kjo ndeshje mori edhe vëmendjen e legjendave të futboillit anglez, të cilët e përcollën me interesim të madh këtë sfidë.
Gary Lineker, analisti i njohur i futbollit anglez nuk e ka kursyer aspak ironinë për këtë ndeshje.
If the grass was any longer in Albania, we might not be able to see @sterling7
— Gary Lineker (@GaryLineker) March 28, 2021
Ish-futbollisti i Anglisë në rrjetin social “Twitter” ka gjetur kohë për ta ngacmuar yllin e “Tre Luanëve”, Raheem Sterling.
“Nëse bari do të ishte më i gjatë në Shqipëri, ndoshta nuk do të ishim në gjendje të shihnim Sterling”, shkruan Gary Lineker, i cili ironizon sulmuesin.
Nuk dihet nëse e ka për performancën e tij të dobët, apo shtatin e shkurtër. /Demokracia.com