ShowBiz
Leginsa-t e reja të Rihanna-s janë bërë virale në TikTok : A do të guxonit ju t’i vishni?
Demokracia
18:39 | 15 Qershor 2021

Share:

Fakti që shpeshherë bota nuk është e pregatitur për atë që i servon Rihanna është gjë e ditur tashmë, njëjtë si edhe fakti që në të gjitha rastet duket sikur ajo e ka ditur që për çfarë kemi ne nevojë, para nesh.

Mirëpo kësaj radhe, leggins që vijnë nga Savage X Fenty i kanë ndarë njerëzit në dysh, me një pjesë që i kritikon ato dhe një pjese tjetër që e aprovon këtë stil të pazakontë.

Ju prezantojmë me Soft Mesh Open-Back Crotchless Legging.

Disa njerëz në TikTok janë të çuditur nga fakti se si ato arritën të aprovoheshin. Këta njerëz harruan që nuk janë legins normale që ti i vesh kur bën pazar apo kur shkon në palestër.

S’ka rëndësi nëse ju pëlqejnë ose jo, mirëpo të veshësh një palë legins të tilla pa dyshim që kërkon guxim të madh.

Sidoqoftë, të tjerë komentues shkruan se prerjet në formën ‘V’ te vithet janë seksi  dhe se  mund t’i veshësh në shtëpi për të tërhequr vëmendjen kur ai luan video games, apo kur thjesht doni të ndiheni super seksi dhe në qendër të vemendjes./Demokracia.com

Të ngjashme