Ish-trajneri i Watfordit, Javi Garcia është ulur në stolin e Leeds United, duke i dhënë fund kërkimit të klubit për pasardhësin e Jesse Marsch.
Marsch u shkarkua më 6 shkurt dhe tashmë është koha për një epokë tjetër.
Spanjolli Garcia, 52 vjeç, e çoi Watfordin në finalen e FA Cup në 2019, përpara se të drejtonte Valencian dhe Al Saddin në Katar.
Leeds është i 19-ti në Premier League dhe do të përballet me klubin e fundit në tabelë, Southampton të shtunën./Demokracia.com/