Sport
Leeds shokon Manchester Cityn në “Etihad”, futbollisti shqiptar protagonist
Demokracia
15:32 | 10 Prill 2021

Share:

Leeds United ka marrë një fitore me shumë peshë sot në kuadër të javës së 31-të në Ligën Premiere.

City që i prinë renditjes tabelare dhe vështirë se mund t’ia rrezikojë dikush vendin e parë këtë edicion, hyri në fushë si favorit i madh, por ja që në futbollin modern shpesh favoriti mbetet vetëm në letër, transmeton Demokracia.com.

Leedsi i trajnerit të “çmendur”, Marcelo Bielsa ka arritur të shënojë fitore me rezultat 1:2 me një gol të shënuar në minutat shtesë të ndeshjes.

Dallas realizoi i pari për Leedsin për 0:1, por në minutën e 44-të kjo skuadër mbeti me një futbollist më pak pas përjashtimit të Cooper. City i Guardiolas në pjesën e dytë u rikthyer në lojë kur barazuan rezultatin në minutën e 76-të përmes Torres  dhe kur pritej një fitore e “qytetarëve” duke e ditur se janë me një lojtar më shumë në fushë, ata i shokoi Dallas kur shënoi në minutat shtesë pas një asistimi perfekt nga futbollisti shqiptar Ezgjan Alisoki.

City edhe pas kësaj humbjeje mbetet në pozitën e parë me 74 pikë, derisa Leedsi është i nënti me 45 pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme