Sport
Leeds i thotë “Po” ofertës së Barcelonës, arrihet marrëveshja për Raphinan
Demokracia
17:37 | 12 Korrik 2022

Share:

Barcelona dhe Leeds United kanë arritur marrëveshje për transferimin e Raphinhas. Klubi anglez ka pranuar ofertën zyrtare që drejtoria e katalanasve ka paraqitur mesditën e kësaj të marte dhe që dy entitetet, kishin negociuar ditët e fundit.

Marrëveshja globale është mes 55 milionë fikse dhe një sërë variablash, shuma që nuk janë konfirmuar nga asnjë prej klubeve.

Ditët e fundit të dy klubet po flisnin për një çmim që varionte nga 50/55 milionë fiks dhe 15/20 në variabla, me një maksimum prej 70 milionësh.

Në fund, shuma fikse ka qenë më e lartë dhe variablat më të vogla. Leeds, i cili kërkonte garanci pagese nga entiteti i Barçës, sipas burimeve të ndryshme, do ta arkëtojë këtë shumë në periudhën prej një viti.

Në këtë mënyrë, braziliani Raphinha bëhet nënshkrimi i tretë i ekipit katalanas pas Kessié dhe Christensen. Lojtari do të nënshkruajë për pesë sezonet e ardhshme dhe ardhja e tij nuk ka lidhje me rinovimin e Ousmane Dembélé.

Drejtoria e sporteve në klubin katalanas e ka përshpejtuar këtë operacion nën presionin e klubeve të tjera si Chelsea, e cila ishte e gatshme të arrinte shifrën globale prej 70 milionësh.

Megjithatë, Barcelona ka pasur gjithmonë avantazhin që lojtari dëshironte të luante në ‘Camp Nou’.

Për këtë arsye ai ka pritur sa më gjatë para, se të angazhohej në një skuadër tjetër, ndonëse ka ardhur një moment që nuk mund të duronte më, sepse në të kundërt do të kishte humbur edhe ofertën nga Chelsea.

Të ngjashme