ShowBiz
Ledri Vula më 26 prill publikon këngën e re “1 goat për ty”
Demokracia
09:51 | 25 Prill 2023

Share:

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka nisur punën prej kohësh për albumin e tij të radhës.

“1 Goat për ty” mban titullin ky projekt, i cili pritet të lansohet i plotë së shpejti.

Ndërkohë nga ky album tashmë ka publikuar një këngë që titullohet “Përshëndetje hejter”.

Në këtë projekt ai ka përfshirë disa nga komentet negative që ka marrë ndër vite, ku ka përmendur edhe: Noizyn, BabaStars e Dafina Zeqirin.

Përveç albumit, Ledri ka bërë me dije se “1 Goat për ty” është edhe emri i një kënge që do të prezantohet më 26 prill.

“1 Goat për ty është emri i albumit, po edhe i projektit që del më 26”, u shpreh ai.

Vula duhet theksuar se është një nga artistët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar.

Të ngjashme